FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zyrtarja e lartë e DASH, Karen Donfried mes Gabriel Escobar dhe Yuri Kim, takohet me Alibeajn, Tabakun e Bardhin (Foto)

Ndihmëssekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, ka takuar sot në mesditë Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabakun dhe Gazment Bardhin.

Takimi mes tyre vjen një ditë para 30 prillit kur zhvillohet Kuvendi Kombëtar i PD, organizuar nga Berisha.

Zonja Karen Donfried shoqërohej nga i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe nga ambasadorja Yuri Kim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi u zhvillua në zyrat e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHBA duket e vendosur për të mos njohur asnjë PD të drejtuar nga Berisha.

Pas takimit me me zyrtaren e lartë të DASH, Enkelejd Alibeaj tha se në takim u fol për pengesat me të cilat po përballet Shqipëria, kryesisht për luftën kundër korrupsionit. Ai tregoi mbështetjen e Donfried për Partinë Demokratikë, si një opozitë proamerikane që sheh nga e ardhmja.

Pata kënaqësinë sot të prisja Ndihmës Sekretaren e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, në takim miqësor me kolegët e mi dhe të saj. Folëm për pengesat që Shqipëria po përballët. Diskutuam për çështjet e së drejtës dhe luftës së korrupsionit. I shpreha vendosmërinë dhe qartësinë tonë për t’i çuar përpara. Marrëdhënien që PD ka pasur me Amerikën që në lindjen e saj. Vura re dhe pash mbështetjen e madhe që kanë me PD, pavarësisht situatës që po kalojmë. Mora mbështetjen për një opozitë të fortë të qëndrueshme për një opozitë pro amerike që sheh nga e ardhme Këto janë çështje të rëndësishme“, tha Alibeaj.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?