Damian Gjiknuri me ambasadorin italian, Fabrizio Bucci
Politikë E Martë, 19 Tetor 2021 20:29
Damian Gjiknuri, sekretar i përgjithshëm i PS, ka takuar sot pasdite ambasadorin italian, Fabrizio Bucci. Pas takimit Gjiknuri ka postuar shënimin e mëposhtëm dhe disa foto:
“Bashkëbisedim i frytshëm me ambasadorin Fabrizio Bucci, të cilin e falenderova për mbështetjen që Italia po i jep Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.
Padiskutim, një proces dialogu konstruktiv politik në Kuvend, mes mazhorancës dhe opozitës, e ndihmon edhe më shumë procesin e integrimit.
Ndamë të njëjtin vlerësim mbi nevojën për të realizuar zgjatjen e afatit të procesit të vettingut, me synim garantimin e përmbylljes me sukses të Reformës në Drejtësi.
Zgjatja e procesit të vettingut duhet të kryhet si një vazhdimësi e dakordësisë së mëparshme mbi Reformën në Drejtësi.
Ky vendim duhet të mos mbahet peng, duke u kushtëzuar me debatet e ditës mes kampeve politike dhe as nuk duhet përzier me çështje të tjera, që dalin jashtë Reformës në Drejtësi”- ka postuar Gjiknuri.

KOHA JONË SONDAZH