21 janari, Gjiknuri: Faktet e reja, këmbanë që bie për organet e drejtësisë

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri deklaroi se në dritën e fakteve të reja të bëra publike në media, 12-vjetori i vrasjes së katër qytetarëve të pafajshëm në bulevard është një këmbanë që bie për organet e drejtësisë.

Në dritën e fakteve të reja të bëra publike në media, 12-vjetori i vrasjes së katër qytetarëve të pafajshëm Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika është një këmbanë që bie për organet e drejtësisë. Nuk ka më kohë për të humbur! Organet ligjzbatuese duhet të zbardhin plotësisht dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore sa më shpejt jo vetëm ekzekutorët por edhe urdhëruesit e këtyre vrasjeve.
Çdo ditë e humbur pa zbuluar e ndëshkuar autorët e urdhëruesit është një barrë e rëndë në kurrizin e atyre organeve të drejtësisë që për mision kanë dhënien fund të pandëshkueshmërisë”, shkruan Gjiknuri

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?