Damian Gjiknuri: Po mbajmë premtimin për rrugën e Tërbaçit. “Paketa e Maleve” mundësi investimesh

Tërbaçi ishte ndalesa e rradhës e kandidatit për deputet të Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri.

Gjatë takimit me banorët e fshatit, Gjiknuri tha se kur ishte në pozicionin e ministrit apo të drejtuesit politik të qarkut të Vlorës, është marrë me problematikat e zonës së Tërbaçit, si nxjerrja e fondit për ujësjellësin, kërkesë e vet banorëve të Tërbaçit për një problematikë që mori zgjidhje.

“Më vjen mirë se edhe rruga që keni kërkuar ka filluar dhe besoj se brenda vitit do të përfundojë, duke i krijuar Tërbaçit mundësi të vizitohet nga shumë njerëz. Së bashku me Kryeministrin bëmë të mundur rrugën e Lumit të Vlorës, një rrugë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe që realisht e ka nxjerrë në pah këtë zonë, duke krijuar të gjitha mundësitë e tjera për Tërbaçin. Paketa e Maleve, është një mundësi shumë e mirë për këdo që do të dojë të krijojë bujtina, me financimin e qeverisë, pa risk nga vet aplikuesit. Perspektiva e qeverisë socialiste për anëtarësimin në Bashkimin Evropian do të krijojnë mundësi zhvillimi përmes fondeve nga BE, veçanërisht për projektet madhore”, theksoi Gjiknuri.

SHKARKO APP