Damian Gjiknuri sherr me Agron Shehajn: Si ka mundësi që një idiot budalla bëhet i pasur?!

Sonte kishte debat të egër në parlament, sidomos mes Damian Gjiknurit dhe Agron Shehajt. 

Deputeti Demokrat e akuzoi Gjiknurin, ndërkohë që ky i fundit nuk ia kurseu ironitë dhe shpotitë.

Damian Gjiknuri: Unë nuk erdha këtu për të bërë debate. Mos e përdor këtë foltore për të zëvendësuar Gjykatën e Tiranës,. Ti je një rast interesant. Ti sfidon ligjet e natyrës se si ka mundësi të bëhesh ti i pasur me këtë pamje idioti dhe budallalëqet që thua. Ti duhet të jesh një rast i mirë për t’u studiuar. Po të qe për ndërtim shiko ndërtimin tënd, se ke ndërtim aty je fshehur me emër tjetër. Më trego sekretin sesi një budalla mund të bëhet i pasur, pasi do t’u jepje shpresë miliona njerëzve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por edhe Agron Shehajt u kundërpërgjigj: Ti e kontrollon drejtësinë… Hajdut. Qepe. Kam punuar Damian, por ti nuk e di çfarë është puna…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?