Damian Gjiknuri takon ambasadoren e Francës si sekretar i përgjithshëm i PS

Damian Gjiknuri si sekretar i përgjithshëm i PS vazhdon takimet intensive brenda dhe jashtë vendit.
Sonte ai ka takuar ambasadoren e Francës. Pas takimit ai sqaron në facebook:
Me ambasadoren e Francës, Elisabeth Barsacq, me të cilën diskutuam mbi vizionin e Partisë Socialiste në këtë mandat të tretë dhe riorganizimin e saj në funksion të të gjitha reformave të nevojshme për mirëqeverisjen e vendit.
Theksova përpjekjen tonë për vendosjen e një bashkëpunimi konstruktiv ndërpartiak në Kuvendin e Shqipërisë, me synim miratimin e reformave të rëndësishme.
Shpreha gatishmërinë e Partisë Socialiste për tu ulur me opozitën në çdo moment, në kuadër të diskutimeve për Reformën Zgjedhore, por edhe atë territoriale”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?