Damian Gjiknuri takon deputetin e Bundestagut gjerman të SPD
Damian Gjiknuri, sekretari i përgjithshëm i PS vazhdon në mënyrë intensive punën në PS. Gjiknuri, si rrallëherë ndonjë sekretar i përgjithshëm në selinë rozë, vazhdon takimet në rrethet e ndryshme te vendit me bazën e PS, por edhe duke takuar ambasadorë të huaj në Tiranë apo zyrtarë europianë.
Sot ai ka takuar Christian Petry, anëtar i Bundestagut dhe zëdhënës për çështjet e Evropës në Grupin parlamentar të socialdemokratëve gjermanë (SPD). Pas takimit Gjiknuri shkruan: “Pata kënaqësinë të mirëprisja mikun Christian Petry, anëtar i Bundestagut dhe zëdhënës për çështjet e Evropës në Grupin parlamentar të socialdemokratëve gjermanë (SPD). E urova për fitoren e zgjedhjeve dhe pritshmërinë që një koalicion i drejtuar nga SPD të drejtojë qeverinë gjermane. Gjermania ka qenë një mbështetëse dhe avokate e madhe e Shqipërisë në ecurinë e procesit të zgjerimit të familjes evropiane. U angazhuam të forcojmë edhe më shumë lidhjet mes Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe SPD gjermane, në funksion të bashkëpunimit mes dy partive tona, në dobi të procesit të integrimit evropian”.

