Dashamir Shehi: Zgjedhjet e parakohshme në kushtet e sotme nuk janë normale
Aleati i PD-së, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se vendi nuk është gati për zgjedhje të parakohshme.
I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, deputeti opozitar Dashamir Shehi tha se me kushtet e sotme, ku nuk është ndryshuar ligji elektoral, zgjedhjet e parakohshme nuk janë normale.
Ilva Tare: Ka një tezë tjetër, zgjedhje të parakohshme, ju çfarë mendimi keni?
Dashamir Shehi: Çdo opozitë kërkon zgjedhje të parakokshme, do ishte normale.
Ilva Tare: Provokohen dhe nga mazhoranca në këtë rast?
Dashamir Shehi: Unë gjykoj që zgjedhjet e parakohshme pa ndryshuar ligjin elektoral nuk do kishte kuptim…
Ilva Tare: Për të cilin dy partitë e mëdha nuk kanë ndryshuar…
Dashamir Shehi: Deri tani ligji nuk ka lëvizur nga vendi. Duhet ndryshuar ligji elektoral, duhet ndryshuar edhe atmosfera, sepse nëse shkojmë në zgjedhje të parakohshme pse po shkojmë?! Se ka një krizë, se ky pushtet nuk meriton të qeverisë, atëherë duhet të ndërtojmë njëkohësisht një qeveri tjetër. Një qeveri teknike, ta quajmë antimafie që është ide shumë e bukur. Duan të bashkëpunojnë këta, hajde të bëhet një qeveri e përbashkët që është me gjithë mend antimafie.
Ilva Tare: Që duhet votuar, apo të bëhet me konsensus partiak?
Dashamir Shehi: Të votohet, edhe me konsensus mund të bëhet edhe me ndërmjetësimin e të huajve bëhet. Por unë po them që zgjedhje që thotë ky nesër të bëjmë dhe i fitoj unë, sigurisht që me këto kushtet e sotme nuk janë zgjedhje normale.
Dashamir Shehi: Me protestën e 26 majit arritëm tre fitore
Sipas Shehit me protestën e 26 majit opozita shënoi tre fitore
Ilva Tare: Protesta e të shtunës, iu përgjigj populli opozitës në kërkesat e saj?
Dashamir Shehi: Absplutisht po, unë them që kemi mbërritur në tre fitore. Njëherë që pati një popullaritet të madh. E dyta këta prisnin që të kishte dhunë, por dhunë nuk pati, e treta për herë të parë u ndërgjegjësua edhe komuniteti ndërkombëtar që kjo që po ndodh në Shqipëri është një gjë e rëndë. Po të shikoni edhe reagimet e kanë thithur realitetin shqiptar. Unë them që është një protestë e suksesshme.
KOHA JONË SONDAZH

