Dashnor Sula i përgjigjet kryeministrit Rama për akuzat në Elbasan
Politikë E Martë, 23 Mars 2021 06:43
Nga Dashnor Sula-
Krismat, Edi Rama do t’i dëgjojë më 25 Prill nga qytetarët e Peqinit, Dumresë dhe nga i gjithë qarku i Elbasanit. Unë nuk kam prekur asnjëherë në jetën time armë dhe sfidojë Edi Ramën që të nxjerrë një video të vetme që të vërtetoi akuzën.
Unë kam bërë karrierën time politike, kam qenë deputet ndër më të votuarit në maxhoritar, por jam rikthyer pas kërkesës së madhe të qytetarëve të Peqinit dhe Dumresë.
Unë e sfidoj Edi Ramën që të ballafaqohemi për problemet e qarkut të Elbasanit. Ju kujtoj se kur unë mora mandatin ne vitin 2005, ka pasur 0 km rruge asfalt ne Peqin, ndërkohë që në 8 vitet e qeverisjes së PD janë shtruar mbi 50 km rrugë në të gjithë rrethin. E si për ironi të fatit, në 8 vitet e fundit të Rilindjes sërish numri i km të shtruar është zero.
Rilindja mendon se duke mbushur gropat me çakull një muaj para zgjedhjeve, do të gënjejë njerëzit e mençur te Peqinit qe t’i japin votën.
Unë jam rikthyer në politikë për qytetarët e Peqinit dhe Dumresë dhe s’kam për të qenë në asnjë moment deputet kartoni por do të jem avokati më i fortë i qytetarëve. Nuk është faji im që njerëzit e mbajnë mend Ramën për deputetin që premtoi Shkumbini Channel dhe binjakëzimin me skuadrën e Lacios. Peqini këtë vit e ka vendosur, do t’i thotë jo Rames, por do t’i bashkohet fitores se gjithë Shqipërisë. Ai i nëpërkëmb qytetarët e Dumresë dhe Peqinit duke kujtuar se po u hedh hi syve, por me 25 Prill do e kuptojë se qytetarët tanë janë në lartësinë e duhur për ta bërë diferencën.
KOHA JONË SONDAZH