Debat i ashpër mes Alban Dudushit dhe Evi Kokalarit që mbështet ish-kryeministrin Berisha

Debat i ashpër mes Alban Dudushit dhe Evi Kokalarit që mbështet ish-kryeministrin Berisha.

Alban Dudushi: E ka tejkaluar, e ka shkelur këtë vijë që ekziston mes zonjave dhe grave. Mua s’më duket e bukur. Ne këtu mezi po mundohemi të vendosim një rregulli në politikë që të merremi me kundërshtarin për atë që paraqet. Kjo përzierja, ky pisllëku jo po kanë ndarë familje… Kjo është e rëndë nga një grua për një grua. Trump ka skandale të jashtëzakonshme seksuale. Ka një skandal me një aktore porne që është bërë publike…

Evi Kokalari: Që humbi gjyqin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Alban Dudushi: Ka skandal në regjistrimin me gazetarin për gjuhën mizogjene që përdor aty. Vulgaritetin e një burri që i sheh femrat si objekte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Evi Kokalari: Mos bërtit më tepër, se bërtas unë më shumë. Stop.

Alban Dudushi: Stop mos më thuaj. Kemi patur një raport të mirë bashkë, jo me këtë stop. Bëjmë debat nëse do që të bëjmë debat.

Evi Kokalari: Nuk i kam sulme personale ndaj Grida Dumës, por po ia bëj një politikani, ku jeta e saj është publike, s’është më private. Mos më ndërprit. Të lutem stop.

Alban Dudushi: Nuk të dëgjoj fare po më the stop.

Evi Kokalari: Më akuzon se unë jam femër dhe nuk duhet t’i bëj këto komente. E dyta, të të vijë turp që më thua që unë si grua të mos flas për imoralitetin e një gruaja tjetër sepse është femër, është grua, është vajzë. Ky është një gabim.

Alban Dudushi: Kush je ti që e cakton moralin?

Evi Kokalari: Unë nuk besoj te ‘gender’, unë besoj te liria e individit. Nuk besoj se je femër apo je mashkull. Është imorale, është turp.

Alban Dudushi: Ka 30 vjet që bëhet kjo. Në Shqipëri u janë futur njerëzit në krevat, poshtë krevatit dhe këto janë të turpshme. Nuk duhet të ndodhin. Ti vjen nga maja e Amerikës dhe bën këtë gjë, turp. Nuk duhet të ndodhin këto gjëra.

Evi Kokalari: Unë jam sulmuar për dy muaj me radhë nga njerëzit e Lulzim Bashës. Ku ishte Alban Dudushi dhe të tjerët që t’i thonin Lulzim Bashës turp t’ju vijë që sulmoni me gënjeshtra?

Alban Dudushi: Unë të kam ftuar në studio dhe të kam dhënë hapësirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?