FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Debat te Integrimi, PD: Përjashtuat opozitën, PS: Hera e fundit…

Pas akuzave të Partisë Demokratike se opozita u la jashtë mbledhjes së Këshillit të Stabilizim Asociimit, debati ka vijuar edhe sot në një përplasje mes deputetëve në mbledhjen e Komisionit të Integrimit. Kryetari i Komisionit, Genc Pollo, u shpreh se qeveria prishi traditën duke lënë jashtë opozitën. Deputetët e PD-së, Jorida Tabaku dhe Aldo Bumçi, ngritën shqetësimin e përjashtimit të opozitës nga angazhimet ndërkombëtare.  Deputeti i PS-së, Blendi Çuçi tha se kjo duhet të jetë hera e fundit që devijohet nga rrjedha normale e diskutimit.

Debatet:

Pollo: U prish tradita e mirë në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asociimit. Kërkojmë angazhime që kjo të jetë detyruese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çuçi: Të mos dalim nga rëndi i ditës. Në fund merremi me çështje jashtë rendit të ditës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tabaku: PD ndoqi me shqetësim faktin që opozita nuk u përfaqësua në Komisionin e Stabilizim Asociimit. Në procesin e Integrimit nuk ka pronarë. Ne kemi përfshirë gjithmonë opozitën. Ajo që ndodhi javën e kaluar ishte e paprecedentë për të shuar zërin e opozitës në Bruksel. Kërkojmë shpjegime nga kryeministri dhe ministri i Jashtëm për këtë çështje. Nuk doni që droga e krimi të bëhen objekt diskutimi në tryezat ndërkombëtarëve. Në këtë proces nuk ka përfitues politik.

Çuçi: Të jetë hera e fundit që devijojmë nga rrjedha normale. Ka qenë traditë e mirë pjesëmarrja e opozitës, por fakti që nuk erdhi asnjë kësaj radhe, ishte sepse nuk qe asnjë nga Parlamenti, por vetëm ministri i Jashtëm. Le t’i kërkojmë atij informacion se pse përdorën këtë format.

Bumçi: PD i ka themeluar këto tradita të mira. Ne ja dhamë opozitës të drejtën e pjesëmarrjes në këto formate. Ne e ftuam Bushatin si përfaqësues i opozitës në vitin 2011 të vinte në tryezë. Është për të ardhur keq që vetë ai ja heqë këtë të drejtë opozitës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?