Debate në komisionin hetimor, Noka: Është për Tahirin. Fino: Do të vijë radha edhe ty si ish-ministër

Komisioni hetimor për çështjen “Tahiri” në fillim të mbledhjes së sotme ka miratuar në parim rregulloren. Fill pas kësaj, kreu i Komisionit Edi Paloka ka parashtruar edhe objektin e diskutimit të këtij Komisionit, dhe pikat konkrete, duke vënë theksin tek fenomeni i kultivimit dhe trafikimit të drogës në Shqipëri, dhe tek tek çështja për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Mbledhja më pas është shoqëruar me debate mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës sa i takon planit paraprak të hetimit.

Deputetët e PS kanë kërkuar një javë kohë për t’u njohur me planin. Deputeti Bashkim Fino tha se pas kësaj periudhe kohe, ata do të bëjnë sugjerimet e tyre sa i takon planit paraprak të diskutimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë, ka reaguar deputeti demokrat Flamur Noka, i cili tha se ky komision është ngritur për Saimir Tahirin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mos u emociono se do të vijë radha edhe ty, si ish-ministër i Brendshëm”, reagoi deputeti Fino, duke iu drejtuar Nokës.

Replikat Noka-Fino

Flamur Noka: Kuy komision me vendim të Kuvendit ka si qëllim për të kontrolluar veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit të trafikut të lëndëve narkotike, përfshi çështjen Tahiri për të cilin prokuroria po heton. Pra ka një thelb për të cilën është krijuar. Në rast se doni të krijoni një komision për Flamur Nokën, gati jam, ta votojmë ngriheni komisionin unë jam i gatshëm ta votoj, të vij këtu të raportoj të jap llogari. Këtë e kemi për çështjen Tahiri, kështu që mos u trembni dhe mos hidhni tymnajë andej këtej. Këtu e kemi për tonleatat e drogës, për krimin.

Bashkim Fino: Zoti Noka se ne bashkë takohemi në një komision, por jo të parin. Mos u entuziazmo shumë, ke dhe konflikt interesi. Do të therrasim edhe ty si ish-ministr i Brendshëm këtu në komision të dëshmosh, prandaj mos u entuziasmo shumë.

Dëshmitë

Kryeministri Edi Rama është një prej emrave të thirrur si dëshmitar në Komisionin Hetimor për çështjen “Tahiri”. Kreu i këtij komisioni, Edi Paloka, teksa ka lexuar planin paraprak të hetimit, për të cilin pati debate mes anëtarëve, renditi edhe emrat e zyrtarëve që do merren në pyetje.

Pjesë e kësaj liste ishte edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kreu dhe ish-kreu i SHISH, ish-kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, dhe ish-krerët e policisë në rrethe.

Dëshmitar në këtë komision është thirrur edhe Dritan Zagani, emri i të cilit ngjalli reagime mes anëtarëve të komisionit.

“Ka fonde të shkojmë ta marrim në pyetje atje ku është, apo si do bëjmë. Se këtu nuk vjen ai, se ka urdhër-arresti”, tha deputeti socialist Paulin Stërkaj.

“Kur të diskutojmë buxhetin për Komisionin, do të diskutojmë edhe këtë pjesë”, u përgjigj kryetari i Komisionit, Edi Paloka.

ZYRTARET QE DO THIRREN DESHMITARE NE KOMISION
Edi Rama
Fatmir Xhafaj
Etilda Gjonaj
Sajmir Tahiri
Visho Ajazi Lika
Haki Çako
Ardi Veliu
Helidon Bendo
Drejtorët dhe ish-drejtorët e Policisë në 12 qarqet e vendit
Besim Hajdarmataj
Arqile Koca
Rovena Gashi
Odeta Thengjilli
Drejtori i Burgut 313
Drejtorët e Policisë në pikat e kalimit kufitar
Drejtorët e Portit të Durrësit dhe Vlorës
Dritan Zagani

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?