FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Debate në KQZ, zëvendësohen komisionerët e opozitës

KQZ zëvendëson komisionerët e Partisë Demokratike dhe asaj Republikane për zgjedhjet e 18 qershorit. Vendimi u miratua me 4 vota pro dhe dy kundër në mbledhjen e radhës të Komisionit, e cila u shoqërua me debate pasi përfaqësuesit e opozitës pretenduan se shumica e këtyre qytetarëve janë anëtarë dhe militantë të majtë.

Ivi Kaso: Është një listë fund e krye me militantë të PS në pushtet, aq më keq këta militant janë të gjithë të punësuar në shtet. Nëse do të bëni konsideratë bëni, unë nuk vij për anëtarët e KQZ, forcë politike që do të sabotojë zgjedhjet mbajeni për vete, mos hyni në konsiderata të tilla, ndryshe do të hyjmë në debat.

Përfaqësuesit e mazhorancës i kërkuan opozitës që të paraqësë prova për këtë pretendim, në mënyrë që të merren masa për ti hequr nga lista personat që nuk plotësojnë kriteret.

Swiss Digital Desktop Reklama

Salianji: T’i paraqesë KQZ prova dhe fakte, sipas nenit 30, 31,32 i cili parashikon kushtet për të qenë anëtarë KZAZ, dhe pastaj ne mund ti shohim rast pas rasti, por nuk vihet këtu të mbahen fjalime politike, futen të gjithë në një thes me fjalën militant.

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë 90 qytetarë, komisionerë rezerve që do të zëvendësojnë përfaqësuesit e opozitës në rast bojkotit të tyre. Gjithsej në KQZ aplikuan 213 qytetarë për komisionerë. Ndërkohë në KQZ u regjistruan disa parti politike për zgjedhjet e 18 qershorit, mes tyre edhe Partia Komuniste e Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?