Debate të ashpra te “Integrimi”/ Grida Duma-Sadri Abazit: Ule zërin me mua, kujdes kur flet!
Mbledhja e sotme e Komisionit parlamentar të Integrimit është shoqëruar me debate të forta mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.
Teksa raportonte për prioritetet në reformimin e Administratës Publike, zëvendëskryeministrja Senida Mesi tha se ky proces “nuk bëhet me inate personale dhe partiake”.
Pas kësaj kanë nisur edhe debatet në Komision. Deputeti Çuçi tha se “tepsia u çua për skrap në 2017. Tani duhet mos të kemi me mundësi të ndajmë copat e pushtetit për hir të koalicioneve politike. Qeveria po shfrytëzon më së miri këtë mundësi”, tha deputeti Çuçi.
Në kohën që fliste deputeti Çuçi ka ndërhyrë deputetja demokrate Grida Duma. Por në debat ka ndërhyrë edhe deputeti Sadri Abazi.
Abazi: Pusho ti moj se nuk do te dëgjojmë ty ne.
Duma: Po ti çfarë ke!? Kujdes kur flet këtu.
Abazi: Kujdes unë, apo…
Duma: Rri urte, ule zërin…
Abazi: Ulur e kam, por e ngre kur të duash ti…
Pollo: Ngrije sa të duash, por mbaje mbyll…
Duma: Kujdes kur flet me mua se e shef pastaj..
Abazi: Kujdes thuaji atyre që komunikon. Se s’komunikon me mua ashtu ti.
Pollo: Ja me këtë qershi mbi tortë po mbyllim këtë pikë të rendit të ditës.
Duma: Kujdes kur flet..
KOHA JONË SONDAZH

