Debatet/Alibeaj: Jeni bashkëpunëtor në vrasje! Manja: S’bëhesh dot trim
Me përplasje nisi mbledhja në Komisionin e Ligjeve. Përgjatë 3 muajeve, edhe sot deputetët e PD-së nuk kanë lejuar përfaqësuesit e ministrisë së Shëndetësisë që të flasin. I pari që mori fjalën në Komision ishte demokrati Enkelejd Alibeaj, që ka hedhur akuzua në drejtim të kryetarit të Komisionit, Ulsi Manja se bashkë me qeverinë janë bashkëpunëtorë në vrasje. Ndërsa deputeti i PS-së, Ulsi Manja iu ka kthyer përgjigje deputetëve demokratë duke iu thënë se për vrasje akuzohen demokratët.
Debatet në Komision:
Manja: Po thyeni kodin e etikës
Alibeaj: Nuk më tregon mua etikën ti. Nuk mund të më bëj moral hajduti.
Manja: Jeni bashkëfajtor në vrasje.
Alibeaj: Nuk ma thua dot mua ti.
Manja: Më tregon ti mua moral, ju që keni vrarë njerëz.
Bylykbashi: Ju po shembni Teatrin.
Manja: Ti nuk e di se ku bie godina e Teatrit Kombëtar. Ju që jeni vrasës, ju nuk mund të më bëni moral mua.
Ulsi: Mos bërtit, nuk dukesh me trim se bërtet
Balliu: O Uliks, ti fle me dritën ndez, mos më trego mua se e di unë ca je ti.
Alibeaj: Mos u bëni vegla të krimit të Ramës. Jeni bashkëpunëtor në vrasje, e vini flisni për moral. Jeni duke vjedhur, bandë hajdutësh.
Manja: Kush është pro kush është kundër, rrëzohet kërkesa e opozitës në Komision. Vazhdojmë me rendin e ditës.
Balliu: Më jep fjalën për procedurë
Balliu: Rri urtë, se gjysma juaj aty nuk merr dot vizë.
Mu do më tregosh ti? Vetë e ke ndërru emrin?
Manja: Shko aty ku ke Komisionin, konfirmo pjesëmarrjen. Zonja Adriana Jaku.
Balliu: Më jep fjalën për procedurë.
Manja: Zonja Etleva Sheshi, shefe sektori.
Balliu: Ku i shpikët këto rregulla? S’keni turp, s’keni cipë… je i pafytyrë
Manja: Nuk bëhesh më trim se bërtet.
Ballu: Më jep fjalën. Po pate hall me opozitën, ankohu aty ke portali, 3 minuta e ka. Kryetari juaj, ekspert i dhunës
(Flet përfaqësuesja e ministrisë, ndërhyn Balliu)
Manja: Se kuptoj pse bëni zhurmë. Zoti Fino, kur të vijë pika e tretë për Teatrin flisni. Shko në studio, shko…!
Balliu: Shkon e vritet Gardisti në mes të vendit, ju na tregoni 3 minutat.
Seanca është ndërprerë pas tensioneve.
KOHA JONË SONDAZH

