FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

DEBATI I PLOTË/ “Në shtëpinë e të varurit nuk përmendet litari”, opozita braktis “Ligjet” (VIDEO)

Pas çështjes “Tahiri”, opozita e Lulzim Bashës deklaroi se do të jetë në komisione vetëm për një çështje të ndjeshme siç ishte ajo e kancerit të gjirit, por edhe pse shkuan për të diskutuar e kanë braktisur atë.

Ndërsa diskutohej kjo çështje, në komisionin e Ligjeve kanë plasur debatet pikërisht për Saimir Tahirin dhe opozita e ka braktisur mbledhjen.

DEBATI I PLOTE
Alibeaj: Ne shprehemi kundër ligjit për shpenzimet buxhetore, njësoj si për mosarrestimin e Tahirit

Swiss Digital Desktop Reklama

Fino: Asnjë vend nuk eshtë pa pagesa gjyqësore

Swiss Digital Mobile Reklama

Alibeaj: Jo më drejtësi për qytetarët. Ky është vullneti i këtij Kuvendi. Çfarë u kuptua nga rasti Tahiri?

Manja: Keni një sallë poshtë për deklarata

Alibeaj: Mazhoranca po pengon reformën në drejtësi si më rastin Tahiri. Ju nuk doni të bëni drejtësi. Ja mohuat drejtesisë të drejtën për të gjykuar Tahirin dhe qeverinë.

Manja: Lëreni se e ka porosi. Ta mbarojë e të iki

Fino: Ligji është teknik. Nuk ka të bëjë me atë që thotë PD. Orientojeni mbledhjen sipas ligjit. S’mund të bëjmë politikë me këtë ligj

Alibeaj: Propozoj heqjen e imunitetit të Tahirit

Bylykbashi: Ju doni që qyetarët të paguajnë deri në 20 mln lekë më shumë. Ndërsa Tahirit ja dhatë mbrojtjen falas

Alibeaj: Hapini dyert drejtësisë. Keni mundësi deri të mërkurën ta rregulloni. Ju kanë ngelur pantallonat tek gardhi i imunitetit kushtetues

Strazimiri: Ju sot këtu nuk lejoni të përmendni emrin e Tahirit, nëqofëse kjo është porosia që keni marrë që të padyshuarin ekselenent të mos e përmendni, e hoqët dhe nga grupi. Fshijini fotot të gjtha që ka me Ramën. Na e thoni të paktën. Në shtëpinë e të varurit nuk përmendet litari. Këtu sot nuk lejohet të permendet emri i Saimir Tahirit

Halimi: 25 herë rritet tarifa gjyqësore për shqiptarët. Ligji ka vetëm në qëllim. Të rrisë maksimalisht tarifat gjyqësore. Ligji ka të bëjë me reformën në drejtësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?