FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dëbimet e diplomatëve rusë, vjen reagimi i Moskës zyrtare

Moska zyrtare ka reaguar pas vendimit të vendeve të BE-së dhe SHBA-ve për dëbimin e diplomatëve rusë si përgjigje ndaj helmimit të një ish-agjenti rus në Londër, ky autor dyshohet pikërisht Kremlini.

Ministria e Jashtme ka shprehur protestë për vendimin që e quan një gjest provokativ, aspak miqësor dhe që përshkallëzon situatën jo të mirë mes Rusisë, BE-së dhe SHBA-ve.

“Shprehim protestën tonë të fortë përballë vendimit të marrë nga disa vende të BE-së dhe NATO-s për të dëbuar diplomatët rusë. Gjesti provokativ i të ashtuquajturës solidaritet i këtyre vendeve me Londrën, që në mënyrë qorre ndjek autoritetet britanike në të ashtuquajturën rasti Skripal, është një vazhdimësi e politikave konfrontuese për të përshkallëzuar situatën.
Duke lëshuar akuza të pabaza kundër Rusisë, në mungesë të shpjegimeve për atë çfarë ndodhi, autoritetet në mënyra de fakto kanë miratuar një qëndrim të paragjykuar dhe hipokrit.”, deklaron Ministria e Jashtme e Rusisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?