FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Degjeneron debati në sherr mes Braçes dhe Shehajt tek “Ekonomia”. Ndërhyn Garda

Ka degjeneruar në sherr debati mes deputetëve në Komisionin e Ekonomisë. Kanë qenë dy deputetët Agron Shehaj i PD dhe ai i PS, Erjon Braçe, që kanë debatuar ashpër mes tyre, duke bërë që të ndërhyjë Garda për të qetuar situatën.

Deputeti demokrat i është afruar kreut të komisionit, Braçes, i tensionuar, por ka qenë një gardist që ka ndërhyrë menjëherë, duke kapur për krahësh Shehajn për ta larguar. Menjëherë pas kësaj situate, deputeti Shehaj është larguar nga salla e Kryesisë, ku po mbahet mbledhja e komisionit.

Mësohet se ka qenë duke u diskutuar për organet e Vettingut, ku e pranishme ka qenë dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Aty ka ndërhyrë deputeti i PD, i cili ka thënë se këto organe nuk do të jenë të pavarura, dhe pas kësaj deklarate situata është tensionuar, duke degjeneruar në një përplasje mes dy deputetëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Sherr mes Braçes dhe Shehajt te 'Ekonomia' ndërhyn Garda

/shqiptarja.com

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?