Deklarata e SHBA për Tahirin/ Basha: Rama të heqë dorë nga kërcënimet ndaj prokurorisë

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka përshëndetur deklaratën e bërë sot nga zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili tha se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin në Shqipëri.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha thekson se ka ardhur momenti që Rama dhe mazhoranca të heqin dorë nga sulmet ndaj prokurorëve dhe të lënë drejtësinë të bëjë punën, për sa i përket çështjes Tahiri.

Ja postimi i Bashës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklaratë e qeverisë amerikane është e qartë: askush nuk është mbi ligjin, askush nuk duhet të gëzojë imunitet nga ligji, prokurorët dhe gjykatësit duhet t’i shkojnë deri në fund çështjes, është përgjegjësi e qeverisë të tregojë me vepra se është kundër krimit dhe korrupsionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke përshëndetur deklaratën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Hoyt Brian Yee, i inkurajoj fuqimisht prokurorët, gjykatësit dhe të gjithë punonjësit e drejtësisë që të mos ndikohen e mos tremben nga asnjë presion politik dhe të mos ndalen as të shkurajohen por të punojnë me kurajo profesionale dhe përkushtim atdhetar deri sa të nxjerrin të vërtetën dhe të bëjnë drejtësi në çështjen Tahiri.

Është momenti që Rama dhe shumica në pushtet të ndalin sulmet dhe kërcënimet ndaj prokurorëve, gjykatësve, dhe dëshmitarëve, të cilat kanë dëmtuar bërjen e drejtësisë në rastin Tahiri, dhe besueshmërinë e popullit se politikanët nuk janë mbi ligjin. Pandëshkueshmëria e politikanëve duhet të marrë fund.

Propagandën dhe llomotijtet në havà për drejtësinë nuk i beson më askush. Sot qytetarët presin të shohin me vepra se politikanët përgjigjen para ligjit dhe dënohen kur shkelin ligjin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?