Deklaratat e Metës, reagon Basha: Mirë se vjen, por nuk bëjmë aleanca në kurriz të popullit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka komentuar deklaratat e djeshme të kreut të LSI-së, Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij në “Çadrën e Lirisë”, Basha u shpreh se i mirëpret deklaratat e Metës, por nuk do të bëjë aleanca në kurriz të popullit.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Mbrëmë një nga partnerët kryesorë të koalicionit ka bërë zgjedhjen e tij dhe ne i themi: Mirë se vjen, Shqipëria e para. Nuk kërkojmë aleanca të lidhura në kurriz të interesit qytetarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por tani kemi rastin ti drejtojmë një thirrje njeriut që është identifikuar si pengesa kryesore e zgjedhjeve të lira, njeriut që ka vënë pushtetin e tij mbi Shqipërinë, të reflektojë dhe ti hapë rrugë Shqipërisë përmes një dialogu politik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një qeveri teknike me mbështetje të gjerë politike që do të zbatojë deri në fund ligjin për dekriminalizimin duke nxjerrë çdo person të inkriminuar nga çdo zyrë e shtetit, e cila do të luftojë me vendosmëri kundër fushatës që ka nisur për kultivimin e drogës dhe parave të pista dhe bandave që janë bërë gati t’i vërsulen votës së lirë të shqiptarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?