Denaj, takim me ministrin hungarez: Forcojmë lidhjet ekonomike mes dy vendeve
“Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Hungarisë, zhvilluam një takim produktiv me Ministrin e Ekonomisë së Hungarisë, Márton Nagy. Diskutimet u përqendruan në mundësitë për të forcuar lidhjet ekonomike mes dy vendeve dhe për të nxitur zhvillimin e sektorit agro, një sektor kyç për ekonominë shqiptare me potencial të madh për rritje dhe përmirësim.
Gjatë takimit u trajtua rëndësia e investimeve të reja në këtë sektor për të krijuar ekonomi shkalle, për të rritur cilësinë dhe standardet e produkteve shqiptare dhe për të mbështetur rritjen e konkurrencës në tregun lokal dhe ndërkombëtar, duke përmirësuar aksesin në financë, i cili mbetet vendimtar për të lehtësuar dhe rritur investimet në këtë sektor”, shkruan në një postim në rrjetet sociale, ministrja Anila Denaj.

KOHA JONË SONDAZH

