Denoncimi i fortë i Tritan Shehut: Hambarët e kanabisit të fshehur në Tepelenë dhe Memaliaj
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka denoncuar sot maganzimin e drogës së kultivuar vitet e fundit në Tepelenë dhe Memaliaj. Në një status në Facebook, Shehu shprehet se problemi i drogës dhe bandave që veprojnë në këto zona është ende shqetësues për banorët. Ai thotë se banorët janë në preson të bandave, pasi droga ndodhet e fshehur në këto zona.
Shehu denoncon institucionet shtetërore që nuk kanë marrë asnjë masë dhe drejtues të policisë vazhdojnë të jenë ata që lejuan kultivimin e drogës.
Postimi i plotë i Tritan Shehut në Facebook:
Perseri reth kanabisit e mos ndeshkimit te fajtoreve ne tepelene e memaliaj.
Gjate takimeve aty ne kete fund jave me rikonfirmohet nje situate tragjike qe kaluan e po kalojne akoma shume nga banoret e atyshem:
Nje “hambar” i vertete kanabisi u krijua aty nen stimulimin, shfrytezimin e “mbrojtjen” kundrejt haracit nga perfaqesues te institucioneve shteterore.
Fshataret jo vetem qe paguan nga 10-15 E per bime duke u shenuar edhe firmosur ne listat e pregatitura prej atyre qe duhej te luftonin kete veper te paligjeshme e kriminale, por perseri vazhdojne te mbahen nen presionin e tyre per sa ka ndodhur, per listat e per drogen akoma te fshehur.
Per ironi drejtuesi i komisariatit te tepelenes, qe duhej e duhet te garantoje rend, vazhdon akoma ne postin e tij, megjithe ato qe ndodhen e po ndodhin aty.
Kryetareve te Bashkive te atyshme, qe ne baze te ligjit duhej te ndeshkoheshin, nuk u ndodh asgje!!
Grupet kriminale jane te lire, dhe per me teper informohen ne kohe per cdo levizje te policise, sic thuhet se ndodhi para pak ditesh ne Salari.
Ne zonen e Buzit disa keqberes pasi u paraqiten per tu “blere” kanabisin disa fshatarve, i plackiten ata.
Pra vetem fshataret qe nuk kane nxjerre e nuk mund te nxjerrin as shpenzimet per cfare kane kultivuar e paguar “misionaret e shtetit”, tashme jane ne grope financiare si dhe krejt te kercenuar e te rrezikuar!!
Vdekjet e plagosjet me baze kanabisin vazhdojne…. Deri kur me keshtu??
KOHA JONË SONDAZH

