Denoncimi i LSI: Vangjel Tavo nuk ishte në seancë, votimi i ligjit për teatrin i pavlefshëm

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka denoncuar manipulimin e votimit të ligjit për Teatrin Kombëtar. Në një reagim në Facebook, Vasili thotë se deputeti i LSI, Vangjel Tavo nuk ka qenë i pranishëm në seancën e së enjtes, ku me 75 vota u miratua ligjin.

Ndërkohë në procesverbalin e Kuvend emri i tij figuron mes votuesve. Për këtë shkelje, Vasili thotë se do të këtë hetime. Ndërsa shton se votimi pro ligjit për Teatrin Kombëtar është i pavlefshëm.

Deklarata e Petrit Vasilit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Manipulohet votimit te ligjit për teatrin, përgjegjësi penale nga kryetari tek me i fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dje maxhoranca manipuloi votimin e ligjit per teatrin. Deputeti Vangjel Tavo qe mungonte ne seance rezulton votues.

Ky është nje manipulim banditesk dhe vjedhje votash edhe brenda salles se kuvendit nga po ata qe vodhen votat ne25 qershor.

Ky votim eshte nul dhe Kryetari i Kuvendit Ruçi duhet te deklaroje qe sot anullimin e votimit dhe perseritjen urgjente te votimit,perndryshe ai si institucion ka rene juridikisht,politikisht dhe moralisht.

Prokurorja e Përgjithshme te filloje hetimin per kete veper penale shume te rende te manipulimit te votimit parlamentar.

Tanime hajdutet e votave jane ulur kembekryq ne parlament dhe ne krye te qeverise.

Ne se prokuroria mbyll syte edhe perpara kesaj atehere cdo qendrim ndaj saj eshte plotesisht legjitim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?