Deputet e rinj/ Ja pasuria e Salianjit, Dumës, Hysenit dhe Gurakuqit

Kjo legjislaturë solli edhe shumë emra të rinj në Parlamentin e Shqipërisë, megjithëse jo të gjithë ishin të panjohur për opinionin publik. Por sa është pasuria e tyre? Shqiptarja.com ka botuar sot të ardhurat që kanë deklaruar deputetët e rinj.

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, deklaron apartament banimi në Tiranë, me sipërfaqe 152 m2, me vlerë 90 mijë euro. Zonja Duma e justifikon këtë shumë me kurimet, kontribut nga prindërit si dhe divident nga ortakëria në biznes. Deputetja e PD deklaron edhe një apartament në Durrës me vlerë 72 mijë euro, por kontrata e pronësisë së kësaj pasurie të paluajtshme është në proces gjyqësor. Duma deklaron makinë Chevrolet Captiva, me vlerë 33 mijë euro, blerë sipas saj me të ardhurat nga paga. Deputetja deklaron një tjetër makinë me vlerë 15 mijë euro, të cilën e ka blerë me të ardhurat nga shitja e një apartamenti.

Deputeti demokrat Romeo Gurakuqi, deklaron tre apartamente, një në emrin e tij dhe dy në emrin e nënës, me sipërfaqe 97 m2 në Tiranë, 95 m2 në Shkodër dhe 91 m2 në Shkodër. Gurakuqi deklaron tre burime të ardhurash si pedagog në UET 14 400 euro, si anëtar i bordit të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit 126 000 lekë dhe nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit pranë MAS 648 000 lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni, i cili ka marrë mandatin për herë të parë, deklaron se ka shitur apartament banimi me sipërfaqe 120 m2, në Tiranë, për 39 mijë euro. Nga kjo shumë ka blerë 5 000 m2 tokë arë në Tiranë për 8 mijë euro. Hyseni ka shkëmbyer dy apartamente me dy sipërfaqe të tjera tokë në Tiranë, me sipërfaqe 5 000 m2 dhe 6 000 m2. Deputeti deklaron një llogari me vlerë 140 mijë euro. Si burim deklaron shitjen e dy apartamenteve. Deputeti socialist deklaron të ardhura si ish-drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe kryetar i dy këshillave mbikëqyrëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ervin Salianji deklaron mbi 7 llogari bankare me vlera që variojnë nga 10 milionë lekë të vjetra, në 60 mijë euro. Gjithashtu ai deklaron një apartament banimi me sipërfaqe 106 metër katrorë në Tiranë, të shkëmbyer me një apartament 253 metra katrorë në Durrës, si edhe një makinë “Benz” me vlerë 10 mijë euro.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Shqiptarja.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?