Deputetët socialistë largohen nga mbledhja e Komisionit për zgjedhjet e 25 prillit

Pas debateve dhe përplasjeve që kanë shoqëruar mbledhjen e parë të Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, deputetët e Partisë Socialiste janë larguar nga salla.

Për pasojë nuk është miratuar rregullorja e komisionit.

Kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj u detyrua të mbyllë diskutimet pasi nuk plotësohej kuorumi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai njoftoi se mbledhja e radhës do të jetë më 27 tetor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është një strategji e tyre për ta bërë të pamundur mbledhjen e komisionit. Dy ishin propozimet e palës tjetër që nuk u ra dakord dhe ka një arsye. E para drejtimi i komisionit. Ligji thotë se komisioni drejtohet nga kryetari dhe cakton datën dhe orën. Propozimi i dytë kishte të bënte me drejtën e cdo anëtari për të kërkuar marrjen e provave.

Baza normative për funksionimin e komisioneve hetimore është e plotë. Komisioni e ka të gjithë bazën normative për të funksionuar me forcë të plotë. Për këtë arsye në datën 27 ora 11 është caktuar seanca e radhës. E kuptoj që ka një strategji për te penguar punën e komisionit”, tha Alibeaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?