Deputeti grek kërkon që të takojë Belerin në burg, përkrahësit e tij njoftojnë protestë

Greqia vijon që të shqetësohet për çështjen e Fredi Beleri, fituesi i zgjedhje lokale për bashkinë e Himarës. Një protestë është paralajmëruar më 14 gusht 2023 për të.

Protesta do të mbahet në orën 18:00 në shëtitoren qëndrore të Spiles, jashtë zyrës së Omonias, sipas zyrës së shtypit të Fredi Belerit.

Ditën e nesërme (11 gusht) në vendin tonë do të mbërrijë deputeti i partisë Demokracia e Re, z. Angelos Syrigos i cili do të takohet në ambientet e paraburgimit me Belerin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas këtij takimi i cili është parashikuar në orën 12:00, deputeti grek do të ketë edhe një prononcim mediat shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?