Deputeti i LSI, Përparim Spahiu, kritika qeverisë: Janë plotësit të paaftë apo e bëjnë me qëllim…

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu, kritika qeverisë: Janë plotësit të paaftë apo e bëjnë me qëllim

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar për zhvillimet e fundit ekonomike në vend. Në një reagim në Facebook, ai shprehet se ka mazhoranca aktuale nuk ka realizuar asnjë projekt në ekonomi.

Ai vlerëson tërheqjen e qeverisë nga TVSH për biznesin. Ndërsa thekson se projektet e tjera kanë ngelur në vend numëro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë në Facebook:

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë mirë që disa prej shqetësimeve që ngritëm në takimin me FMN i dëgjuan.

U tërhoqën nga TVSH për biznesin e vogël por kjo jo se ju dhimbsej por u binden që kostot e mbledhjes së saj do ishin më shumë se të ardhurat..!!

U tërhoqën nga 6% tatim mbi dividentin. Vendim absurd që do të sillte përfitime vetëm për ata investitorë që quhen “në të zezë”…

Plani 1 miliard investime sdo ta përmendi më njeri. Vështirë që me situatën e krijuar paratë e hashashit të hidhen në investime..!!

Asnjë incentivë tatimore për investime e investitorë të huaj, ku shumë mirë po na konkurrojnë prej vitesh vëndet e rajonit. Kjo do të thotë që shqiptarë vazhdoni me kërkesat për azil….!!!

E vetmja gjë që kanë bërë është mbështetja e investitorëve në hoteleri ku un besoj që është një lëvizje thjesht klienteliste…!!!

Janë plotësit të paaftë apo e bëjnë me qëllim, këtë e vlerësoni ju më mirë…!!!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?