Deputeti i PD: Prisnim që Rama ta dorëzonte Tahirin

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, i ftuar në emisionin “ARENA” të Dritan Hilës, teksa komentoi qëndrimin e qeverisë ndaj kërkesës së Prokurorisë, për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas Murrizit, Rama dhe qeveria e tij edhe pse folën e proklamuan për Reformën në Drejtësi për dy vite rrjesht, sërish e bllokuan atë dhe nuk e lejuan që të veprojë ndaj ish-ministrit. Ai tha se Tahirin nuk kërkoi PD-ja për ta arrestuar, por Prokuroria.

“Saimir Tahirin nuk u kërkua ta arrestojë Partia Demokratike dhe as ta fajësojë Partisë Socialiste. Në 27 vjet, nga ish-kryeministri i PS-së, Fatos Nano, pak më vonë i ndjeri Azem Hadjari, Sali Berishës, prapë i ndjeri Hajdari, Lulzim Bashës dhe tre deputetëve të Partisë Socialiste u është hequr mandati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet të shikohet sa vullnet politik kemi ne si klasë politike të zgjedhur formalisht nga qytetarët për t’i përgjigjur asaj që është diskutuar prej tre vitesh; drejtësia, drejtësia. Politikisht prisnim që mazhoranca që ka dy vjet që flet për reformën në drejtësi ta “dorëzonte”. Përderisa me indicie t’ia vinim në dispozicion të drejtësisë. Arrestimin 48 orë e gjykon gjykata. Vullneti politik çedoi”, – tha Murrizi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?