Deputeti socialist: Qeveritë nuk hapin vende pune!
Deputeti i Partisë Socialiste Anastas Angjeli, i ftuar në “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe në Ora News, thotë se qeveritë nuk hapin vende të reja pune, por krijojnë kushte.
“Qeveritë nuk krijojnë vende pune, nuk hapin vende pune. Qeveria krijon kushte për hapjen e vendeve të punës. Qeveria nxit dhe mbështet me programet e saj për vendet e punës. Është sektori privat ai që është furnitori me vendet e punës. Rreth 90% të ekonomisë e mbulon sektori privat dhe 95% të punësimit e mbulon sektori privat. Kanë kaluar 30 vjet dhe vazhdojmë t’i drejtohemi qeverisë për vende pune. Por, detyra e qeverisë është të krijojë kushtet”- u shpreh Angjeli.
Deputeti i Partisë Socialiste thotë se investimet në infrastrukturë të paralajmëruara nga kryeministri, janë burim zhvillimi ekonomik jo thjesht për punësimet në ndërtimet e tyre.
“Vizioni që shpalli kryeministri është një vizion që infrastrukturën e shikon si një vizion zhvillimi dhe jo si vizion punësimi sezonal. Çfarë sjell ajo rrugë? Ajo sjell zhvillim. Anës saj ngrihen biznese, qarkullojnë. Duhet parë me këndvështrimin çfarë hap, hapja e një rruge. Hap burime ekonomie, të cilat nuk mund të jenë në funksionim dhe të gjallërohen pa vende pune. Fjala e kryeministrit duhet parë në këtë këndvështrim që investimi në infrastrukturë jo vetëm hapën vende pune, por sepse infrastruktura është burim i zhvillimit ekonomik”- u shpreh Anastas Angjeli.
KOHA JONË SONDAZH

