FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputetja e PS tregon se çfarë provash sekrete kishte Prokuroria

E ftuar në emisionin #DritaremeRudinën, në Vizion Plus, deputetja e PS, Klotilda Ferhati, tha se në provat që Prokuroria i cilësonte si sekrete, nuk kishte përgjime që të implikonin Tahirin.

“Në provat sekrete që kishte Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe për të cilat mbylli dyert e seancës, nuk kishte asnjë përgjim, asnjë situatë që të implikonin Tahirin. Kishte diskutime të personave të tretë, që kanë qenë në hetim, të cilët përmendnin emrin e Tahirit. Ato që u thanë në Këshillin e Rregulloreve, nuk duhet të ishin sekrete dhe do ta shihni kur të bëhen publike se çfarë provash ishin.

Ne morëm angazhimin që do të mbronim sekretet, sepse jemi juristë, por nuk kishte asnjë të tillë, as emra të personave të tjerë në kërkim. Në seancën sekrete një kolegu demokrat, na citoi faqen 100 të një prove,  ne u çuditëm, pasi kërkesa e Prokurorisë kishte 4 faqe, ndërkohë që ai i referohej materialit në medie”, ka thënë Ferhati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?