Dhjetëra qytetarë nisin marshimin në Tiranë për vrasjen e 8-vjeçarit. E pranishme edhe Kryetarja e Kuvendit

Dhjetra qytetarë kanë nisur sot një marshim nga Sheshi Nënë Tereza si homazh për vrasjen e vogëlushit 8-vjeçar, një krim që ka shokuar mbarë opinionin publik.

Marshimit i është bashuar edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila tha se kërkesa e familjarëve dhe të afërmëve për rikthimin e dënimit me vdekje nuk është një vendimmarrje që mund të merret nën ndikimin e emocioneve të forta që ka shkaktuar ngjarja.

“Përfshirja ime është përfshirja e një nëne, e një qytetare e kryeparlamentares për të adresuar këtë problem shumë të rëndë. Secili prej nesh e përjeton dhimbjen humbjen e një fëmijë, sikur të ishte humbja e fëmijës tim. Vetëm kështu mund të bëhemi bashkë për të parandaluar fenomene të tilla. Si institucion jemi në një moment të rëndësishëm. Parlamenti do të punojë, por do ta përdorë këtë moment edhe për të pasur një proces shterues nga pikëpamja ligjore. Ligjet duhen zbatuar, por duhet një ndërgjegjësim qytetar i komuniteteve, që të denoncojnë dhunën”, tha Nikolla.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?