FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dialog për situatën politike, Nishani konferencë në orën 14:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të dalë sot në një konferencë për shtyp. Deklarata e Nishanit do të jetë në orën 14:00.

Një ditë më parë, Presidenti Nishani tha në emisionin “Arena” me gazetarin Dritan Hila  se në parim ka marrë një iniciativë kontatki për dialog mes palëve.

Nishani: Është e vërtetë që kam marrë një iniciativë kontakti për të diskutuar në parim me aktorët kryesor politikë në vend duke i vënë në gatishmëri institucionin e Presidentit për të lehtësuar komunikimin e palëve. Kjo ofertë ka qenë për të marrë një miratim në parim midis palëve. Kam gjetur mirëkuptimin dhe gatishmërinë e të gjitha palëve që e pranojnë parimisht angazhimin e Presidentit të Republikës për të ndërmjetësuar le të themi dialogimin dhe komunikimin e palëve, por duhet që të theksoj faktin që Presidenti nuk mundet të angazhohet për të patur një agjendë që ka të bëjë thjesht me rekomandimet teknike të OSBE/ODIHR-t për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, sepse rekomandimet e OSBE/ODIHR-t për Kodin Zgjedhor janë adresuar nga një komision parlamentar dhe Presidenti i Republikës do të angazhohet, mund të angazhohet për adresuar krizën politike dhe çështje që lidhen me krizën politike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?