Diskutim i hapur me pedagogë, Basha: Arsimi ndodhet në krizën më të rëndë në këto 29 vite

Gjatë takimit me pedagogë për të prazentuar platformën dhe strategjinë e Partisë Demokratike për arsimin e lartë, kreu i selisë blu Lulzim Basha është shprehur se, arsimi në tërësi dhe ai i lartë në veçanti është prioritet kombëtar për opozitën.

“Arsimi i lartë gjendet sot në krizën më të thellë dhe të rëndë në 29 vjet. Ka pasur një krizë të madhe në financim në arsimin e lartë. Që nga viti 2013, ka pasur gjithmonë dhe më pak investime në arsim të lartë. Buxheti për Arsimin e Lartë nuk shkon për infrastrukturë universitetesh, por për të rregulluar zyrën e ministrit të Arsimit dhe zyrave qendrore të MAS”, tha Basha.

Lulzim Basha theksoi se për fat të keq Shqipëria po njeh një fenomen tepër të rëndë dhe ai është braktisja masive e shkollave e universiteteve në vend. Basha nënvizoi se nxënës e studentë po braktisin vendin për të ikur jashtë, pasi këtu ka humbur shpresa.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këta vite ka ndodhur një fenomen i tmerrshëm. Ky fenomen është braktisja masive e arsimit, sidomos atij të lartë nga shqiptarët. Ata zgjedhin të largohen jashtë vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, arsimi i lartë është përfshirë nga llumi, balta dhe korrupsioni. Ne do të bëjmë përpjekje, ne si PD së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë europianë, që të nxjerrim arsimin e lartë nga kjo llucë e korrupsion ku është mbërthyer”, deklaroi lideri demokrat Lulzim Basha. Ai shtoi se Rama po konsolidon pushtet në arsimin e lartë edhe jashtë ligjeve.

Në takim merr pjesë edhe politikania e njohur evropiane, Doris Pack.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/282976965982433/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?