FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ditmir Bushati: Bashkimi Europian, domosdoshmëri për Shqipërinë

Paqja në Ballkan dhe paqja në Europë ishte workshopi i dytë i organizuar nga Qendra për Studime Europiane e Universitetit “Epoka”. Të pranishëm ishin edhe figura politike dhe akademike, të cilët nënvizuan sfidat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Paqja në Ballkan dhe paqja në Europë, një faktor tejet i rëndësishëm për shoqërinë dhe vendin tonë, ishte temë e workshopit të dytë të organizuar nga Qendra për Studime Europiane e Universitetit “Epoka”.

Nën një rreth akademik me përfaqësues politik, ish-Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, tha se BE për Shqipërinë është domosdoshmëri, por problematikë mbetet mosgjetja e gjuhës së përbashkët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bushati: Për Shqipërinë dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kjo është një domosdoshmëri, në radhë të parë sa i përket tejkalimit të sfidave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ilir Deda, deputet i Kosovës, tha se tërheqja e SHBA-së nga Ballkani Perëndimor ka çuar në krizë.

Ilir Deda: Ne jemi mësuar në Ballkan që të shkojmë nëpër Perëndim dhe të flasim gjëra të tilla, por ky duhet të bëhet debati i yni.

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, Lisen Bashkurti, theksoi se ëorkshope të tilla janë tejet më rëndësi për njohjen e probleme të brendshme.

Lisen Bashkurti: Rolin dhe kontributin që duhet të japin arsimi, kultura, shkenca, shoqëria civile dhe media për të investuar në një paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?