Donald Lu dhe Arvizu shkojnë në zyrën e Ramës, një ditë pasi Ilir Meta kërkoi qeveri “besimi”

Kryeministri Edi Rama ka përfunduar vizitën në Malin e Zi dhe është kthyer në Tiranë, duke vazhduar axhendën e takimeve. Që në orën 09:00 të mëngjesit kreu i qeverisë është takuar me ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu dhe zyrtarin e DASH, Aleksandër Arvizu, njëherësh ish-ambasador në vendin tonë.

Ndonëse temë e diskutimeve pritet të jetë kriza politike dhe lufta ndaj kanabisit, ka shumë gjasa që biseda mes zyrtarëve amerikanë dhe kryeministrit të fokusohet tek aktualiteti politik, nisur edhe nga deklaratat e fundit të kryeparlamentarit Ilir Meta se s’mund të ketë zgjedhje pa opozitën, dhe kërkesën e tij për një qeveri “besimi”.

Nuk dihet se çfarë qëndrimi do mbajë kreu i qeverisë në bashkëbisedim me ta, por reagimi i tij pritet me interes, pasi mund të “vulosë” edhe fatin e koalicionin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se një ditë më parë, Lu dhe Arvizu zhvilluan takime të ndara me kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryeparlamentarin Ilir Meta.
/BW

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?