Drafti për Teatrin/ PD mbledh grupin në Kuvend, strategjia që do të ndjekin në votim

Partia Demokratike po zhvillon mbledhjen e grupit, e cila po mbahet në sallën parlamentare. Ka qenë kreu i grupit Parlamentar të PD-së Edmond Spaho që i ka kërkuar nënkryetares së Kuvendit Vasilika Hysi pak minuta pushim nga seanca, ndërsa kjo e fundit vendosi një ndërprerje prej 15 minutash.

Burime nga PD për gazetaren Marsela Karapancco bëjnë me dije se grupi i PD po diskuton mbi strategjinë që do të ndjekin sot në Kuvend për votimin e projektligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk ndodhet në sallën e Kuvendit, pasi do të jetë i pranishëm në pritjen e organizuar sot nga ambasadorët Romana Vlahutin dhe Donald Lu, me rastin e përfundimit të mandatit të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?