Drejtori i SHISH: Vendet e treta po pengojnë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE
Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo ishte sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë, ku foli për Strategjinë e Zhvillimit 2020-2023 dhe Strategjisë së Burimeve Njerëzore për të njëjtën periudhë kohore.
Po ashtu Bendo ka thënë se mosmarrëveshjet ndërshtetërore po shfrytëzohen nga vendet e treta për të mbajtur situatën në rajon të destabilizuar me qëllim pengimin apo shtyrjen në kohë të proceseve integruese në BE e NATO të vendeve të caktuara të rajonit.
”Veprimtaria e shteteve/shërbimeve të inteligjencës kundërshtare ka vijuar me ndërthurje në rritje të aktiviteteve të inteligjencës me ato të natyrës hibride, si aktivitete influencuese malinje, propagandë e dizinformacion, narrativa përçarëse e me ndikim në perceptimin publik. Këto shtete e shërbime jomiqësore me Shqipërinë, përdorin aktivitetet klasike dhe hibride për realizimin e synimeve të tyre. Në veprimtaritë e spiunazhit, ato përdorin një kombinim të metodave të mbyllura dhe të hapura, konvencionale (klasike) dhe jo[1]konvencionale që përfshijnë propagandën, dezinformimin, sulmet kibernetike, grumbullimin e informacionit sensitiv nëpërmjet ndërhyrjes në rrjetet kompjuterike, për qëllime spiunazhi kibernetik, për të realizuar aktivitete/operacione influence informative dhe psikologjike”, ka thënë Bendo, sipas një njoftimi në SHISH.
KOHA JONË SONDAZH

