Droga në vend, Vasili: Këmbanë alarmi, qeveria mbështetëse

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shprehu shqetësimin se Prokuroria është hapa mbrapa me hetimin mbi kapjen e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Duke e cilësuar situatën si këmbanë alarmi, Vasili ka bërë përsëritur thirrjen për ekspertizë ndërkombëtare që të hetojë skandalin e kapjes së sasisë rekord të kokainës.

“Ekspertizë të fortë ndërkombëtare, nuk duhet të harrojmë që shqetësimet për drogën janë bërë në dimensione madhore. Për fat të keq qeveria ka treguar qartë që është mbështetëse dhe inaktiviteit i plotë i saj, ndërprerja e operacioneve në mes siç ndodhi me Xibrakën janë këmbana alarmi që kjo situatë është në një moment akoma më të rrezikshëm se më parë dhe vullneti i qeverisë”, tha Vasili.

Vasili thotë se opozita nuk mund tua kërkoj institucioneve zyrtarisht kërkesën për ekspertizë ndërkombëtare, pasi nuk ua lejon Kushtetuta. “Kam kërkuar publikisht, ky është statsusi jonë si opozitrë, nuk mund ti kërkojmë zyrtarisht institucioneve ndërkombëtare. Unë kam kërkuar të ketë një prezencë fikse të DEA-s në Shqipëri, pasi dimensioni i problemit, roli negativ në nivel rajonal që ka Shqipëria në çështjen e drogës i ka dhënë një dimension të jashtëzakonshëm. DEA është institucioni më i shkëlqyer në nivel botëror i cili mund të përballet. LSI ka detyrë publike të ngrejë këto pyetje që nuk kanë marrë ende përgjigje”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Petrit Vasili foli dhe për një tjetër këmbanë alarmi, atë të administratës publike. Ai i kërkon zyrës së BE-së në Tiranë të flasë për politizimin e administratës. Sipas një raporti të komisionerit të Shërbimit Civil, 40% e emërimeve janë bërë në thyerje flagrante të ligjit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Administrata po emërohet në mënyrë politike. Misioni ishte të depolitizohej administrata shqiptare. Sot administrata politizohet ditën për diell, ligji dhunohet ditën për diell, kryeministri nuk pres të flasë. Pyetja ime është çfarë e pengon BE-në në Tiranë të flasë? Ka patur presione të jashtëzakonshme dikur, kritika të jashtëzakonshme, tani në bazë të një raporti zyrtar qindra nëpunës miratohen vetëm se kanë një teser partiake dhe nuk ka rëndësi se mund të jenë njerëz mizerabël në nivelin profesional për të ngritur administratën publike”, thotë Vasili.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?