FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Duka përshëndet deklaratën e Metës: Vërtetoi qëndrimin e opozitës

Qëndrimi i LSI-së, ku kreu Ilir Meta pohoi se duhen përmbushur garancitë që PD-ja të marrë pjesë në zgjedhje edhe përmes qeverisë së besimit, ka marrë përshëndetjen e opozitës.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka përshëndetur deklaratën e kreut të LSI-së Ilir Meta lidhur me zgjedhjet e 18 qershorit.

Në një prononcim për mediat, Duka u shpreh se: “Si kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste dhe si aleat i Opozitës, përshëndes qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe gjykoj se kjo deklaratë vërteton atë që PAA ka thënë vazhdimisht, ku dhe për të cilën i jemi drejtuar edhe me një letër zotit Meta me datën 20 shkurt 2017”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej kreu i PAA-së, tha se Meta vërtetoi qëndrimet që ka mbajtur opozita këto 46 ditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe garantimin e kushteve, mospërfshirjen e administratës në fushatë, për financimin kriminal dhe të paligjshëm të zgjedhjeve, heqjen dorë nga qëndrimet përjashtuese, intensifikimin e luftës kundër kanabisit etj. janë të drejta dhe realiste”, nënvizoi Duka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?