FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Duka: Protesta, derisa ministri i Brendshëm të mos jetë i lidhur me narkotikët

Kreu i PAA-së Agron Duka i ftuar në “360 Gradë” në Ora News thotë se protestat e opozitës do të vazhdojnë deri në momentin kur ministri i Brendshëm të mos jetë i lidhur me narkotikët.

Duka: Protestë pa limit, deri në momentin kur një ministër i Brendshëm nga radhët e PS-së të mos ketë asnjë lloj lidhje me trafik narkotikësh, asnjë nga familjarët e tij.

Zheji: Rama është në rregull?

Swiss Digital Desktop Reklama

Duka: Nëse dy ministra kanë probleme, unë kam qenë dhe jam që çdo lloj mesazhi në çdo lloj qeverie e jep kryeministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duka  thotë se pavarësisht miqësisë me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ai nuk mund të jetë ministër për sa kohë vëllain e ka të implikuar në trafik droge.

Duka: Nuk mund të jetë ministër i Brendshëm dikush që ka vëllain të implikuar në trafik droge. Jam totalisht kundër kësaj. Nuk merrem as me Babalen as me dikë tjetër. Nuk e kam me Xhafajn si individ, e kam mik dhe do ta kem. Politikisht, jam kundra. Edhe nëse Basha dhe anëtarët e tjerë të opozitës nuk triumfojnë në këtë lloj lufte që po bëjnë për mendimin tem nuk kanë bërë asgjë. Nuk di si mund të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme vendore pa hequr këtë ministër të Brendshëm. Nëse nuk arrin sukses, jo vetëm unë por edhe të tjerë do t’i shkëputen zt.Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?