Duma: S’ka mjerim më të madh për Sali Berishën që sulmon PD në ditë të vështira

Deputetja Grida Duma dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë zhvilluar një takim me gra dhe vajza në kuadër të procesit zgjedhor të LDGSH-së.

Duma ka folur edhe për protestën e dhunshme të 8 janarit në selinë blu dhe situatën aktuale të partisë. Deputetja foli edhe për ish kryeministrin Berisha, për të cilin thotë se s’ka mjerim më të madh që nxjerr 5 njerëz dhe sulmon Partinë në ditë të vështira.

“Ne kemi forcën e argumentit, jo forcën e dhunës”, shton më tej Duma.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shumë nuk e dinë se çfarë ka ndodhur atë ditë se ne e kemi zgjedhur një strategji, nuk e di sa na kuptohet nga jashtë, të durimit, përmbajtjes. Nuk kam dëgjuar një zonjë, apo një grua demokrate, apo një vajzë të re që na ndjek, që mos të thotë, mos ia ktheni, mos ia ktheni, mos bëni të njëjtën gjë. E kemi bërë këtë diskutim dhe me kryetarin. A duhet të jemi ne forca apolitike, e cila sjell forcën e argumentit, si forcën më të madhe. Jo forcën si dhunë, jo forcën si brutalitet dhe si banalitet. E kam parë edhe vet personalisht dhe e di që secila nga ju që merret me politikë, e ka këtë pikëpyetje. Që do të thotë, nëse duron, mos tregon gjoja dobësi, se i duket tjetrit i butë dhe i dobët?

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë nuk shikoj dot mjerim më të madh për Sali Berishën, sesa ai që sot të mbledhë 5 njerëz, 190 njerëz, të cilët i respektoj që të gjithë, ua them me të vërtet. Sigurisht, ka disa njerëz që e bëjnë, po shumë pak me qartësi dhe me errësim sepse s’kanë më të ardhme dhe se të ardhmen e vet e kanë mbyllur vet, nuk ua ka mbyllur askush tjetër. Ajo që ne do të ndërtojmë nga Lidhja Demokratike e Gruas dhe shpresojmë në Partinë Demokratike, është merita, mirënjohja ndaj kontributit, vlera ndaj atij që qëndron, vlera dhe njohja e luajalitetit, e besnikërisë, jo e frikës, jo e servilizmit, jo e keqpërdorjes”, tha Duma.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?