Dy seanca brenda të njëjtit Kuvend (FOTO)

Çuditë në kuvendin e Shqipërisë nuk kanë të sosur. Dy seanca që u zhvilluan brenda të njëjtit kuvend. Opozita e cila bllokon foltoren dhe nga aty jep mesazhet përmes transmetimit live në facebook, dhe nga ana tjetër maxhoranca që voton e vetme ligjet dhe marrëveshjet nga vendi. Teksa opozita ishte në këmbë, Kuvendi sot ratifikoi marrëveshjet me votat e maxhorancës.

Prej disa javësh, Kuvendi dhe Komisionet Parlamentare kanë dalë nga funksioni, pasi skenari i opozitës është që të flitet vetëm për çështjen ”Xhafaj”, dhe për rrëzimin e qeverisë ”Rama 2”.

Nga foltorja e bllokuar e Kuvendit, Edmond Spaho teksa ishte live në facebook-un e PD-së, dhe iu drejtua mazhorancës duke thënë se po e çon vendin në një konflikt social.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla kërkoi që të hiqej dorë nga diskutimet dhe të kalohej me një herë në votim. ”Shqiptarët nuk duan fjalë po vepra, votoni sepse në secilën për zonat nga keni ardhur mezi presin investime nga rrjeti vaditës. Zoti kryetar i Kuvendit dua t’u kërkoja të hiqnim dorë nga diskutimet dhe të kalojmë menjëherë në votim”, tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së pari, Ruçi i ndërpreu fjalën Vokshit, duke revoltuar opozitën, që bllokoi menjëherë foltoren. Ndërprerja vijoi me Edi Palokën, Edmond Spahon dhe me Petrit Vasilin, të cilët nuk pranonin të lironin foltoren.

Pasi shumcia miratoi e vetme ligjet e rendit të ditës, kreu i kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi të mbyllur seancën e kësaj të enjte. Si rradhën e kaluar, teksa maxhoranca la sallën, opozita mbeti për të denoncuar keqqeverisjen.

I githë debati u ndoq dhe nga një deputet gjerman. Ka qenë Balla, i cili tha jashtë Kuvendit se Partia Social-Demokrate gjermane mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Të enjten tjetër, ndoshta opozita ka skenar tjetër.

R.SH /Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?