“E gjithë Shqipëria është me ne!” Mijëra studentë rrethojnë Kuvendin (FOTO&VIDEO)
Pas njoftimit se protesta e studentëve do të zhvillohet tek Kuvendi, mijëra prej tyre janë mbledhur para këtij institucioni për të vazhduar ditën e 10 të protestës, e ndërkohë që seanca plenare vijon, studentët shtohen minutë pas minute.
Ndërkohë me dhjetra forca policore kanë krijuar kordone sigurie.
Në brendsi të territorit të kuvendit janë stacionuar edhe furgonë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë
Studentët me libra në duar, këngë në kor dhe fërshëllima bilbilash protestojnë për plotësimin e 8 kërkesave që kanë çuar edhe në Kryeministri.
Disa nga thirrjet e studentëve janë: Gjithë Shqipëria është me ne, ulini tarifat, nuk e ndalni dot protestën e studentëve”.
https://www.facebook.com/albeucom/videos/741157812930127/















KOHA JONË SONDAZH

