Edhe Italia përshëndet reformën: Tani sfida e zbatimit të saj
Ambasada e Italisë në Shqipëri përshëndeti parlamentin për miratimin me konsensus të plotë të reformës në drejtësi.
Në një deklaratë për mediat, Ambasada thekson se pas këtij rezultati të jashtëzakonshëm hapet faza e zbatimit të reformës në drejtësi.
“Me kontributin e të gjitha forcave politike Shqipëria mund ta fitojë këtë sfidë të mëtejshme, për t’iu përgjigjur aspiratave të qytetarëve shqiptarë për integrimin në Bashkimin Evropian. Punë të mbarë!”, uron ambasada.

