Edi Paloka: Koha e Edi Ramës ka mbaruar!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar sot ndaj akuzave që bëri Edi Rama kundër opozitës, si penguese e negociatave. Paloka thotë se Edi Rama është përgjegjësi që negociatat për Shqipërinë nuk u hapën për vitin e pesë radhazi.

“Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Ai është dështimi më i madh i Shqipërisë në këto 28 vjet. Ka thyer çdo rekord negativ të paraardhësve socialistë, duke stopuar për 5 vjet integrimin e Shqipërisë. Edi Rama nuk mund dhe nuk do ta ketë shansin që të zvarrisë shqiptarët edhe një vit tjetër për të marrë një refuzim tjetër. Shqiptarët nuk kanë më kohë për të humbur! Koha e Edi Ramës ka mbaruar!”,- shprehet Edi Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?