FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edi Rama: Do hapim fabrikë për prodhimin e vaksinave të Kinës

Kompania turke që bën distribucionin e vaksinës kineze, me të cilën Shqipëria ka marrëveshje, do të investojë në Shqipëri për një fabrikë vaksinash. Kryeministri Rama e bëri këtë njoftim në aerportin e Rinasit, ku priti dërgesën e vaksinave kineze.

“Kemi nisur bisedimet për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave. Një fabrikë e teknologjisë së lartë, një nga kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë, kompania që bën distribucionin e vaksinës Sinovac. Me këtë kompani kemi nisur bisedimet për të sjellë në Shqipëri një investim të rëndësishëm, një fabrikë proidhuese që do të hapë një tjetër faqe të rëndësishme në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në vendin tonë”, tha Rama.

Pak ditë më parë, ministrja Manastirliu dhe ministri Ahmetaj nënshkruan një marrëveshje me distributorin e autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş., një kompani turke.
Rama tha se falë edhe 192 mijë dozave që mbërritën sot në Shqipëri, objektivi i të vaksinuarve brenda qershorit është 500 mijë shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?