Edi Rama: Hetim për rrjedhje informacioni në Ministrinë e Brendshme

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në emisionin “360gradë” se nesër Ministria e Brendshme do të bëjë kallzim penal për dekonspirimin e operacionit për arrestimin e 4 ish-zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit.

Rama tha se personat që kanë pasur dieni për këtë operacion në Ministrinë e Brendshme kanë qenë shumë pak. Ai bëri të ditur se hetimi do të përfshijë gjithë personat që kanë pasur informacione për arrestimet në Ministri.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1159310167527437/

Swiss Digital Desktop Reklama

Intervista minutë pas minuti

Swiss Digital Mobile Reklama

Zheji: Policia nuk ka mundur të kapë tre persona që janë ish-shefa policie në Vlorë dhe opozita mendon se ju jeni bashkëpunëtorë me ta?

Rama: Shprehja kësaj radhe më duket jo fort në përputhje me aktivitetin e përditshëm të policisë së shtetit, e cila është në aktivitet të përditshëm. Gjatë këtij viti, policia ka shifrën më të lartë të zbulueshmërisë së krimeve në historikun e shifrave dhe këtë vit, Shqipëria ka numrin më të ulët të vrasjeve. Për sa i përket rastit konkret, unë nuk dua të bëj replika.

Zheji: Ka edhe personazhe të tjera si Klement Balili që nuk janë kapur. Për ndryshe nuk do të ngrinit një task forcë.

Rama: Thjesht nuk mu duk në përputhje me realitetin e përditshëm të policisë. Ka edhe raste të tilla dhe nuk ekziston në asnjë shtet që të ketë kapje 100% të autorëve të kërkuar. Për rastin konkret, unë nuk dua të bëjë replika me opozitën. Opozita është në një proces të vetin dhe nëse ka një subjekt që është dukshëm në drejtim të paditur është opozita. Ministri i Brendshëm nesër do të materializojë një kallëzim penal për të kërkuar një hetim të plotë për dekonspirimin e sekretit hetimor në rastin konkret, duke përfshirë të gjithë ata që kanë pasur dijeni përfshirë edhe vetveten dhe duke vënë në dispozicion të organeve të hetimit të gjithë gatishmërinë e palës që përfaqëson pushtetin ekzekutiv dhe policinë, duke kërkuar të vihen në gatishmëri për hetimin edhe të tjerët edhe veten.

Numri i personave që kanë pasur dijeni për operacionin është i kufizuar dhe është mundësia për të pasur hetim për të shkuar drejt dekonspiruesit

Zheji: Unë po them një rast. Tre funksionarë të lartë të Policisë së Shtetit, ndërkohë që ju thoni se po bëhet kallëzim penal. Ju akuzoni Prokurorinë se po dekonspiron ata që heton?

Rama: Ministri i Brendshëm nesër do të materializojë kallëzimin për dekonspirim të procesit për të cilët ju thatë se opozita më ka akuzuar mua. Ministri i Brendshëm do të kërkojë të hetohet rasti për të gjithë ata që kanë pasur dijeni për operacionin

Zheji: Do të hetohet edhe opozita?

Rama: Unë po them diçka shumë të thjeshtë. Është një rast, i cili për fat të keq del në media përpara se sa të materializohet një operacion. Në rastin konkret ekziston dyshimi i arsyeshëm që është dekonspiruar operacioni. Ajo që duhet të bëjë ministri i Brendshëm është të kërkojë hetim për rastet e përsëritura. Nuk bëhet fjalë për të kallëzuar opozitën dhe median, por personat në dijeni për operacionin. Ministri i Brendshëm nuk autorizon hetime, bën një kallëzim penal. Dihet kush janë me emër dhe mbiemër dhe është po ashtu edhe pala e prokurorisë sepse jemi në një situatë qesharake ku qytetarëve ju servilet një mish mash me gjysmë të vërteta. Në rastin konkret, numri i personave që kanë pasur dijeni është i kufizuar.

Zheji: Këtë kallëzim zt.Xhafaj do ta ndërmarrë për radhët e policisë së shtetit?

Rama: Organi i hetimit në këtë vend është Prokuroria dhe jo policia e shtetit.

Zheji: Nga njëra anë, Prokuroria ka ndërmarrë një hetim dhe nga ana tjetër i ka dekonspiruar…

Rama: Unë them kush është përmbajtja që ministri i Brendshëm do të materializojë ditën e nesërme. Nuk ka në këtë kallëzim asnjë tërheqje nga përgjegjësia, por domosdoshmëri për t’i shkuar deri në fund një hetimi për raste kur mediat apo podiumet politike kanë marrë përsipër të bëjnë gjyqe politike me të ashtuquajtura burime. Këto burime janë keqpërdoruar, abuzuar nga njerëzit që në shkelje flagrante të ligjit komunikojnë me partitë dhe mediat për një detyrë që ligji ua ndalon. Nuk është faji i mediave, por përgjegjësia ligjore e atyre.

Zheji: Po sikur, këto organe të kenë frikë se janë shumë të fuqishëm këta njerëz dhe dalje e emrit i bën vunerabël dhe për t’i djegur përfundimisht këta….Këta zotërinj kanë qenë drejtorë në Komisariatin e Vlorës.

Rama: Ne nuk kemi asnjë hetim ndërkombëtar dhe as tërheqje misterioze të shefit të Shërbimit. Ka një hetim të brendshëm.

Zheji: Reagimet ndërkombëtare i ke lexuar?

Rama: Reagimi im dhe i PS-së është në përputhje të plotë me reagimet ndërkombëtare.

Zheji: Ju keni thënë që kanabisi është një sajesë.
Rama: Unë nuk e kam thënë asnjëherë dhe unë nuk i tërhiqem asnjëherë asaj që kam thënë.

Zheji: Ja ku ke shërbimet sekrete italiane dhe ti nuk prite ministrin e Brendshëm italian pasi shkove në Marok. Pala italiane tha se në 2016 janë mbjellë mbi 2086 ngastra me drogë.

Rama: Unë e kam raportin këtu të mbjelljes së kanabisit në Shqipëri që nga viti 1991 dhe të dhënat janë të Guardia di Finanza. Asnjëherë nuk e kam mohuar problemin. Unë kam qenë dhe jam edhe sot tërësisht refuzues të politizim ekstrem dhe njollosjes së vendit ndaj një opozite që kujton se gjeti çelësin e derës së pushtetit dhe e gjeti. Në rastin konkret, me ministrin e brendshëm italian nuk jam takuar sepse kam pasur një angazhim të ndërmarrë më parë. Me Guardia di Finanza kemi rezultate spektakolare. Është e vërtetë që po Guardia di Finanza thotë se vitin e shkuar janë shkatërruar nga ato që janë identifikuar 98% e kanabisit.

Zheji: Po kapen çdo ditë nga 1 ton, 2 ton dhe Miniti tha se e keni Shqipërinë plot se ju ishit në Marok.

Rama: Unë kam dëgjuar edhe kryeministrin italian dhe të gjithë partnerët që e quajnë spektakolare fitoren e shtetit ndaj këtij fenomeni.

Zheji: Ata ndihen të çliruar që ti ke vendosur të godasësh këtë fenomen.

Rama: Nuk është kështu. Nuk është se vendosa t’i japë fund. Kjo është luftë dhe ju thoni me të drejtë se kapen 2 ton, 7 ton por sipas Guardia di Finanza vetëm në Lazarat prodhoheshin 900 ton. Ku shkuan? U trafikuan. Shuma e shkatërruar është shumë larg së qeni e ngjashme me shumën 7% shkatërrim. GF thotë se sipërfaqja e mbjellë në 2016 është 30% më pak se në vitin 2013.

Zheji: Është një personazh që quhen Herry Kanion, përfaqësuesi i SHBA në OSBE dhe ai thotë ndër të tjera se një ish-ministër i Brendshëm është i implikuar.

Rama: Kur ta keni atë në studio pyetni atë.

Zheji: Ai thotë se pengesa kryesore për zhvillimin e Shqipërisë është krimi dhe korrupsioni. Këta kanë informacione të gënjeshtërta?

Rama: Nuk ka asnjë gënjeshtër, asnjë konspiracion. Nuk është i pari që e thotë. Nuk jemi ne që themi se krimi dhe korrupsioni nuk e pengon Shqipërinë. Ky është një qëndrim i thjeshtë në OSBE.

Zheji: Si mund të jetë i thjeshtë kur thotë se ish-ministri i Brendshëm është përfshirë në trafik?

Rama: Di që ish-ministri është nën hetim në Shqipëri dhe jo Itali dhe për sa kohë hetimi nuk ka dhënë këtë rezultat nuk jam dakord me këtë shprehje.

Zheji: OSBE nuk bën komente…

Rama: OSBE bën vetëm komente.

Zheji: Kanë edhe ata agjentë e tyre?

Rama: Nuk më rezulton. Vetëm Putini thotë se janë agjenturë.

Intervista do të transmetohet live në Youtube dhe në faqen e Ora News në Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?