Edi Rama: Në zgjedhje edhe pa opozitën
Në një intervistë për Bugasjki Hour, kryeministri Edi Rama tha se mazhoranca do t’i zhvillojë zgjedhjet vendore edhe nëse opozita nuk do të marrë pjesë. Kreu i qeverisë foli edhe për marrëdhëniet me Presidentin dhe u angazhua për një tjetër qasje nga ajo që është parë gjatë këtyre viteve në këtë pikë. Ai komentoi edhe mbi marrëdhëniet shqiptaro –amerikane pas ardhjes së ambasadorit të ri të SHBA në janar të këtij viti. Mesazhi i tij për amb. Donald Lu: Lexo komentet e pararendësve!
Presidenti ka nominuar një guvernator të ri pas skandalit lidhur me guvernatorin e mëparshëm. A keni në plan ta miratoni këtë zgjedhje?
Më lejoni që të mos komentoj mbi këtë!
Patjetër! Po ju bëj një pyetje tjetër! Supozoj se marrëdhëniet tuaja me presidentin janë të shkëlqyera në këtë pikë.
Po i ngremë ato. Dhe jam besimplotë se ne do të rrënjosim një kulturë të re bashkëpunimi mes presidentit, që është zgjedhur nga njëra palë dhe kryeministrit që është zgjedhur nga pala tjetër. Dhe gjithashtu, kemi avantazhin që kryetari i Parlamentit është njëri nga dy liderët e maxhorancës qeverisëse, por gjithashtu edhe mjeshtëria e të qenit një paqtues i mirë. Pra, them se mund t’i ngremë ato.
Pra, ju mund të punoni bashkë?
Po! Ne po punojmë fort për ta bërë këtë. Nuk është e lehtë. Por deri më tani jemi të lumtur që koha kur presidenti sulmohej me ligësi, apo me më pak ligësi nga salla e konferencave të kryeministrit ka marrë fund. Një nga kushtet, apo le të themi kërkesat e BE-së për vite me radhë ka qenë që duhet të ketë njëfarë bashkëpunimi dhe që partitë të mos bojkotojnë parlamentin.
Sot ka një situatë ku PD-ja bojkoton parlamentin prej disa muajsh. Si reagoni ju ndaj kësaj çështjeje?
Fatkeqësisht ne po përjetojmë një përvojë jetësore të asaj thënies së famshme se historia përsëritet si një farsë, pasi është zhvilluar njëherë si tragjedi. Pra, kjo është pjesa komike e gjithë kësaj. Por gjithashtu, shpresoj se edhe kjo do të ndryshojë sepse alibitë e opozitës nuk ekzistojnë më. Ne kemi përmbushur kërkesat e tyre, ndonëse…. Nuk po bëj komente për këtë. Ne i kemi plotësuar kërkesat e tyre, por s’e di se ç’bëjnë ata tani dhe përse s’janë në vendin e tyre të punës?
A ka kërkesa nga ana e BE-së mbi këtë çështje?
Jo, jo! Ky është vetëm një mit!Sigurisht, në Parlamentin Evropian ne kemi miq. Të dyja palët kanë miq. Miq të mirë të Shqipërisë! Njerëz që kanë treguar vullnet për të mirëkuptuar dhe për të ndihmuar. Por në këtë rast gjithçka është bërë në bazë të vullnetit tonë mjaft të fortë si shumicë për të zgjatur dorën, për të mos hezituar dhe për të mos refuzuar me kryeneçësi atë që kërkon opozita, ndonëse kërkesat kanë qenë goxha qesharake.
Por ju bëtë disa lëshime?
Në çdo pikë! Dhe këtë do ta bëjmë çdo herë, për sa kohë që bëhet fjalë për rregullat e lojës. Ata duan të flasin më shumë se sa ne në parlament. Mirë se të vinë, le të flasin. Nuk ka rëndësi se sa gjatë flet, rëndësi ka ajo që thua. Pra, fakti që do të flasin më gjatë nuk ka për t’i ndihmuar ata, por meqë e kërkuan, ata janë të mirëseardhur.
A ekziston mundësia që PD-ja në opozitë t’i bojkotojë zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm?
Jo, nuk besoj se do të ndodhë kështu, por edhe nëse ndodh kështu, zgjedhjet do të mbahen. Dhe ne do t’i fitojmë ato me përkrahjen mjaft të fuqishme të njerëzve, ashtu siç do t’i fitojmë me PD-në në garë. Dhe jam i sigurtë se ata do të marrin pjesë në zgjedhje, sepse mungesa në zgjedhje do të ishte vetëvrasëse.
Qeveria juaj është vënë nën kriticizëm se, paradoksalisht ka hapur një bunker, ose një strehim të nëndheshëm të udhëheqësve komunistë…. Pra, ka akuza se ju po e nderoni komunizmin apo se keni hapur një memorial të komunizmit. Si i përgjigjeni kësaj akuze?
Ky është një kriticizëm që vjen nga njerëz krejtësisht injorantë dhe po aq budallenj. Madje as nuk denjoj të përgjigjem. Ndjej thjesht keqardhje për ata. Them se reagimi i njerëzve ka qenë fantastik dhe po aq fantastik ka qenë dhe reagimi ndërkombëtar. Dolëm në të gjitha lajmet në mbarë globin. Dhe madje, as gazetat në Japoni nuk do të ishin të interesuar për atë po qe se ne do të nderonim komunizmin.
Siç e dini, emërimi i ambasadorit të ri amerikan u vonua. Ai më në fund vjen në janar, në vitin e ri. Cili do të ishte mesazhi juaj kryesor për të?
Mesazhi kryesor për mua do të ishte i thjesht: Hidhuni një vështrim komenteve të pararendësve tuaj dhe do të jeni i pozicionuar goxha mirë.
Ju nuk figurizoni asgjë specifike në axhendë në këtë pikë? Pra, do të presim të njëjën linjë të marrëdhënieve shqiptaro –amerikane?
Absolutisht të njëjtën linjë përsa u përket marrëdhënieve shqiptaro –amerikane, por jot ë njëjtën linjë në gjashtë muajt e parë të ambasadorit të ri.
(pjese nga intervista)