Edmond Spaho: Të luftohen lidhjet e krimit me qeverinë
Deputeti i PD, Edmond Spaho mori pjesë në konferencën e organizuar nga Parlamenti Europian: Perspektiva rajonale e procesit të integrimit europian për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në fjalën e tij, Spaho theksoi “nevojën e luftës ndaj kanabizimit të vendit, krimit të organizuar e lidhjet e tij me maxhorancën aktuale në Shqipëri si dhe nevojën për zgjedhje të lira e të ndershme pa votë të blerë e të trafikuar si parakushte për rrugëtim të sigurtë në Bashkimin Europian dhe ku Parlamenti Europian mund të bëjë shumë”.
Ai ka deklaruar se “Kosovës duhet t’i jepet liberalizimi i vizave pasi jo vetëm janë plotësuar kushtet por një popull nuk mund të lihet si ishull i izoluar pa të drejtë për të lëvizur i lirë në BE”.
KOHA JONË SONDAZH

