Edmond Tupja: Pse jam me studentët
Pedagogu Edmond Tupja iu bashkua ditën e sotme protestës së studentëve kundër tarifës së lartë në universitete. I ftuar në Fax News, Tupja tregoi arsyen se përse i’u bashkua protestës së “studentëve trima”.
“Duke ardhur nga bota universitare, jam shumë i ndjeshëm ndaj kërkesavve të studentëve. Rinia nuk janë vetëme ardhmja, janë e tashmja”, u shpreh Tupja duke shtuar se në emër të së ardhmes kjo e tashme duhet mbështetur.
Më tej, Tupja kërkoi që protesta të mos politizohet, pasi studentët kanë ideale. Tarifimi i studentëve, sipas tij, është grabitje. Duke përmendur disa filozofë, Tupja u shpreh se politika është politika arti i të mashtruarit të njerëzve. “Sipas Albert Kamy, të qeverisësh do të thotë të vjedhësh”,- shtoi ai.
Pedagogu theksoi të rëndësishme, forcimin e sindikatës së studentëve. “Unë me mish e me shpirt, me mendje dhe me zemer jam me student. Ata duhet të organizohen. Ku ka studentë, Gjirokastër, Elbasan, etj, duket të bashkohen. Duhet një sindikatë studentore që t’i qëndrojë larg premtimeve të politikanëve. Studentët duhet të kenë sindikatën e tyre që të negociojë me kryeministrinë ose në mos me ministrinë përkatëse”,- tha Tupja.
- Studentët i përgjigjen Ramës: Protesta vetëm sa ka nisur
- Fillon “Revolucioni studentor” kundër Qeverisë, pasdite do bllokojnë kryeministrinë
- Studentët në protestë, Rama: Nuk paguaj për ngelësit!
- Studentët në rrugë, Berisha: Po dridhen themelet e narkoshtetit!
- Protesta e studentëve/Deklarata për media e deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi
- Protesta e studentëve, leksion për një shoqëri që ka humbur nervin e reagimit
KOHA JONË SONDAZH

